Sëmundja e “gojës së kuqe” së troftave

1644329075_man.png
Superadmin
14 February 2022

Nga se shkaktohet kjo sëmundje?

Shkaktari i kësaj sëmundjeje është bacil i tipit të kokut, Gram negativ i njohur me emrin Yersiniaruckeri.

Cilët janë llojet e peshqve që preken?

Lloji më i prekur është trofta “ylberi” por edhe llojet e tjera të peshqve të familjes së troftave.

Temperatura: Mund të shfaqet në çdo lloj stine ndërsa variacioni i temperaturave kur haset me shpesh sëmundja, është ndërmjet 5 ºC dhe 15 ºC.

Shenjat e sëmundjes:

Shenjat që vërehen në një fazë të parë janë mungesa e oreksit, ngjyrim i errët i lëkurës dhe fryrje e barkut; më pas vërehet  ngjyrimi klasik i gojës me ngjyrë të kuqe. Kjo është shfaqja më karakteristike e sëmundjes. Në peshqit e ngordhur, ndryshimet më të dukshme interesojnë stomakun. Konstatohet mbushje e tij me lëng dhe me gaz. Shpretka duket shumë e dhjamosur dhe në ngjyrën e verës së kuqe. Pjesa e fundit e zorrës ka ngjyrë të kuqe të theksuar për shkak të hemorragjive. Në individët e vegjël nën 5 cm, e vetmja shenjë që mund të vërehet është ngordhja.

Mortaliteti: Ndryshon nga 10-60% dhe është drejtpërdrejtë lidhur me temperaturën.

Transmetimi: Transmetimi lehtësohet si pasojë e kontaktit nëpërmjet individëve bartës me të  shëndoshët. Pajisjet e ndryshme që përdoren gjatë operacioneve të kultivimit dhe mbi të gjitha uji i infektuar, favorizojnë transmetimin dhe përhapjen e sëmundjes. Në ujë shkaktari i sëmundjes së “gojës se kuqe” mund të mbijetojë edhe disa muaj. Gjithashtu ky shkaktar izoluar edhe nga jashtëqitjet e zogjve e gjitarëve, duke përfshire dhe njeriun.

Profilaksia: Vaksinimi është një mjet i mirë në parandalimin dhe nëse aplikohet duke ndjekur me kujdes indikacionet e produktit (vaksinës), mund të japë rezultate shumë të mira. Mund të adoptohen dy metoda; duke i zhytur në tretësirën e vaksinës (pra duke aplikuar banjëzimin) individët me peshë jo më pak se 3 g dhe nëpërmjet sprucimit në grupin e individëve të peshës nga 3 deri 10g.

Terapia: Peshqit me sëmundjen në zhvillim mund të trajtohen në ushqime të medikuara me antibiotikë. Paraprakisht antibiotikëve iu është bërë prova e antibiogramës për të parë efikasitetin e tij ndaj mikroorganizmit në fjalë. Antibiotikët më të përdorshëm janë sulfamerazina, oksitetraciklina dhe flumekuina. Ekziston mundësia q sëmundja mund të vërehet dhe pas disa muajve nga trajtimi. Gjatë episodeve të sëmundjes duhet të shmangen seleksionimet, zhvendosjet e peshqve, të cilat mund t’i dobësojnë ndjeshëm imunitetin e peshqve.

 


Etiketime:

Share:

Studime të ngjashme